Itali, tre të burgosur shqiptarë arratisen nga burgu me çarçafë

Tre të burgosur shqiptarë janë arratisur nga burgu i Rebibbia në Romë, raporton TG Com.

Sipas policisë, shqiptarët kanë përdorur çarçafët e qelisë  së tyre si litarë, për të dalë nga një vend, ku në të kaluarën janë regjistruar dhe arratisje të tjera.

Shqiptarët mund të kenë përfituar nga kaosi që u krijua, pasi pas tërmetit u transferuan të burgosurit e burgut Camerino, raportojnë autoritetet italiane, shkruan Ora News.

Arratisja e trefishtë u verifikua mëngjesin e sotëm rreth orës 6:30. Në repartin G9 të burgut, ku mbaheshin shqiptarët, mbahen të burgosurit kër krime të zakonshme apo të ashtuquajtura “parandaluese”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button