Për 40 vjet llojet e kafshëve kurrizore janë ulur për 58 për qind

Numri i llojeve të gjitarëve, peshqve, zogjve dhe zvarranikëve  për vetëm 40 vjet nga viti (1972-2012) në shkallë botërore ka rënë për 58 për qind.

Studimi i kryer nga Fondi Global i Kafshëve të Egra dhe Shoqëria Zoologjike e Londrës thotë se nëse trendi vazhdon, rënia mund të arrijë dy të tretat në vitin 2020.

Sipas studimit, kafshët që jetojnë në liqene dhe lumenj kanë pësuar më së shumti humbje, transmeton REL.

Aktivitetet njerëzore, tregtia me kafshë të egra, ndotja dhe klima kanë ndikuar në zhdukje.

“Bota e egër është duke u zhdukur në një shkallë të paparë”, tha Marko Lambertini, drejtor i Fondit Global të Kafshëve të Egra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button