Çavushoglu: Qyteti i Rakës duhet të merret nga forcat lokale

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, deklaroi të mërkurën se qyteti i Rakës në Siri duhet të merret nga pushtimi i DEASH-it me anë të forcave lokale sa më shpejtë të jetë e mundur, raporton Anadolu Agency (AA).

Raka llogaritet i ashtuquajturi kryeqytet i DEASH-it në Siri. Megjithatë, duke folur në një konferencë të përbashkët për mediat me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati, të mërkurën, Çavuşoğlu përjashtoi përfshirjen e PKK-së dhe YPG-së.

“Nëse ju konsideroni se PKK dhe YPG janë forca lokale, ne nuk mund të themi diçka të tillë”, tha Çavuşoğlu.

YPG është krahu i armatosur i PYD-së, që Turqia e konsideron degën siriane të organizatës terroriste PKK, e cila gjendet në listën e Turqisë, SHBA-ve dhe BE-së si organizatë terroriste.

Çavuşoğlu tha se PKK/YPG nuk mund të konsiderohen forca lokale në Raka ashtu siç nuk mund të konsiderohen edhe milicitë shiite irakiane në operacionin për të marrë Mosulin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button