Sot në Sochi hapet Olimpiada Dimërore

Olimpiada Dimërore hapet sot zyrtarisht në Sochi të Rusisë.  Me rastin e fillimit të kësaj olimpiade janë planifikuar disa aktivitete. Në ceremoni e hapjes do të marr pjesë presidenti rus, Vladimir Putin dhe personalitete të tjera.  

Ngjarjet e para të garave në Lojërat Dimërore 2014, u zhvilluan dje. Presidenti rus Vladimir Putin, ka bërë një inspektim të mërkurën në fshatin olimpik, duke deklaruar se Rusia është gati për të mikpritur lojërat.

Flakadani olimpik ka arritur të enjten në Sochi, pasi ka udhëtuar rreth 65,000 kilometra, përfshirë edhe përmes Polit të Veriut, dhe një vizitë në hapësirë tek kozmonautët rus. Lojërat pritet të mbyllën më 23 shkurt.

Lajme të ngjashme

Back to top button