Berati kundër bjellorusit, Osmani garon me belg

Mbrëmë në orët e vona në Lisbonë të Portugalisë është bërë dhe tërheqja e shortit për karateistët të cilët do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian për kadet, junior dhe gjeneratën U-21.

Reprezentacioni i Maqedonisë që udhëhiqet nga Seleksionuesi Arlind Huseini ka udhëtuar me 35 garues, 30 prej tyre do të garojnë në Luftë dhe 5 në Kata. Në mesin e tyre kemi dhe dy garues shqiptarë, është Berat Jakupi i cili do të tentojë të mbrojë titullin, i cili një herit për herë të fundit do të garojë në konkurrencën U-21.

Në bazë të shortit që është bërë Berat Jakupi do të garojë kundër karateistit nga Bjellorusia ditën e diel në orën 15:45 sipas kohës lokale. Nga ana tjetër sot pritet të ketë paraqitjen e parë edhe shqiptari tjetër, bëhet fjalë për Doan Osmanin i cili do të garojë në kategorinë deri 70 kg, ndërsa në bazë të shortit ai do të përballet me karateistë nga Belgjika.

Sipas të dhënave të fundit në Kampionatin Evropian në Portugali pjesëmarrës do të ketë nga 44 shtete, që do të jetë një konkurrencë shumë e madhe. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button