Qeveria nuk jep përgjegjësi për shpenzimet enorme të MASH-it (VIDEO)

Ministri për financa Kirill Minoski ka refuzuar të komentojë punën e papërgjegjshme të kolegëve nga Ministria e Arsimit- Abdulaqim Ademi dhe Spiro Ristovski, për të cilët Raporti revizor ka zbardhur se kanë harxhuar pa masë, transmeton Portalb.

Në konferencën e sotme ku Minoski dhe zv/kryeministri Vlladimir Peshevski janë lavdëruar se sipas “Doing business”, Maqedonia është në mesin e 10 ekonomive më të mira për të bërë biznes në botë.

Minoski ka shprehur habi se pse pikërisht në këtë konferencë tematike po bëhen pyetje për revizionin.

Të punësuarit në Ministrinë e Arsimit vitin e kaluar kanë shpenzuar 88 mijë euro për dreka nëpër restorante. Në raportin e revizorëve thuhet se për shpenzimet që i ka bërë Ministria nuk ka pasur dokumentacion. Vetëm për hotele me pesë yje ky Institucion ka paguar 11,500 euro, ndërsa 14 mijë euro janë paguar për akomodim në hotele në vend për të punësuarit në Ministrinë, si dhe për mysafirë nga jashtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button