Tre muaj burg për burrin, i cili tentoi të dhunojë një grua në Kërçovë

Zyra e jashtme për punë penale Kërçovë parashtroi padi penale ndaj H.M. (62) nga Shqipëria për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale “dhunim”.

Nga Gjykata Themelore-Kërçovë, personit H.M. i është shqiptuar dënimi me burg në kohëzgjatje prej tre muajve dhe është dërguar në SHNP Idrizovë në Shkup.

Siç kumtoi sot MPB, i pandehuri më 19 tetor të këtij viti ka hyrë në një shitore në Kërçovë dhe ka kërkuar të blejë xhup. Në momentin kur është shërbyer nga e punësuara, i është afruar dhe ka filluar të kryejë veprime seksuale, duke e rpekur në trup.

E punësuar ka arritur ta shtyejë dhe është nisur drejt hapësirës ndihmëse të objektit, prej ku ka marrë thikë me qëllim që të mbrohet. Në atë moment nga hapësira tjetër ka dalë e punësuara tjetër, pas çka i pandehuri ka dalë nga shitorja dhe është nisur në drejtim të panjohur. Shumë shpejt më pas ai është gjetur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button