Guardiola: Derbi i Manchesterit në kupën e ligës është si finale

Adhuruesit e futbollit në Angli, por edhe në Evropë dhe botë sonte do të kenë mundësinë të ndjekin duelin midis rivalëve të Manchesterit- United dhe City si dhe ballafaqimin e ri mes dy trajnerëve të mëdhenj Jose Mourinho dhe Josep Guardiola, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ndeshjen e kampionatit, Guardiola ka fituar në Old Trafford me rezultatin 2:1, ndërsa para ndeshjes së sontme në të tetën e finales së Kupës, thotë se për të derbi i qytetit është si finale, pa marrë parasysh se ku luhet loja.

“Mendoj se të gjithë thonë se kjo ndeshje nuk është e rëndësishme, por jam përgatitur për të fituar ndeshjen. Nga lojtarët do të kërkoj që të japin maksimumin. Kjo është finale. Nuk e kuptoj punën time ashtu që ndonjë ndeshje ta konsideroj më të rëndësishme se tjetrën. Përkundrazi, ndeshjen e parë që e luaj është më e rëndësishme. Megjithatë, në të njëjtën kohë duhet marrë parasysh gjendjen e lojtarëve. Tre ditë pas derbit na pret West Bromwich Albion dhe Barcelona, ​​ndërsa këto ndeshje janë shumë të rëndësishme”, tha Guardiola për mediat britanike.

Manchester United dhe Manchester City do të takohen sonte në Old Trafford me fillim në ora 21:00. Në një të tetën e finales për Kupën e Anglisë luhet një ndeshje. Në rast të barazimit luhet koha shtesë dhe në qoftë se edhe me këtë rast nuk ka fitues, atëherë shkohet në penalti.

Titullin e fituesit të Kupës nga viti i kaluar e mban Manchester City, i cili në finale, pas ekzekutimit të penaltive mundi Liverpool-in.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button