Vallë ka pasur vullnetarë të huaj në UÇK në Haraçinë?

Ramadan Ramadani, kolumnë – “Pse zgjedhje nëse nuk ka kush të luftojë?”, Fokus
BDI është pjesë e koalicionit qeveritar, kështu që thjeshtë, nuk mundet të fshehët ose të luan opozitën e regjimit. Theksimi i tyre i krizës i ngjan modelit të cilin e theksojnë avokatët gjatë zgjidhjeve gjyqësore të divorcit.

Mladen Çadikovski, kolumnë – “Tetrapak koalicion”, Fokus
Paramendoni, BDI ofron pesë zgjidhje për dalje nga “kriza”, katër prej tyre nuk i zbulon, por njëra qenka zgjedhje të parakohshme. Çfarë do të zgjidhin zgjedhjet e parakohshme nëse të dy palët janë të bindura në fitoret e tyre?! Si do të zgjidhej kriza nëse përsëri të njëjtat parti janë në koalicion, ndërsa presidenti është i përbashkët?

Sinoliçka Trpkova, kolumnë –“ Luaj bronze në vend të ulurimave të luajve”, Fokus
Kur intelektualët dhe filozofët, mendimtarët e një shoqërie heshtin, atëherë kukurisja e turmës bëhet zhurmë shurdhuese ditore. Veshi mësohet, e të pamurit mësohet  në kiç.

Vasil Mickovski, kolumnë – “ Pse Vuçiqi do të ketë sukses, e Gruevski – jo!” Sloboden Peçat
Vuçiqi dhe Gruevski konsiderohen si nacionaliste të rangut më të madh, e të cilët u veshën me kadife dhe mendojnë se u ngjan bukur. Me siguri se ashtu mendojnë edhe ata që u morën mase dhe ua qepën kostumet. Megjithatë, ka dallim mes tyre.

Dimitar Mirçev, kolumnë –“ Tejta ra nga Karolina Veriore në Haraqinë”, Dnevnik
Bije në ujë vlerësimet se UÇK ka qenë e përzier me vullnetarë të huaj, edhe pse Tejta nuk e largon mundësinë se ka pas edhe muxhahedinë. Intervistë e sinqertë e njeriut që na i zbulon shumë të vërteta dhe vendos shumë guralecë në mozaikun.

Erol Rizaov, kolumnë – “Sa borxh ka Maqedonia”, Utrinski Vesnik
Qeveria vazhdimisht përsërit se Maqedonia është vendi me borxhe me të vogla në Evropë. Opozita  insiston se jemi borxh deri në fyt me para të hedhura për korrupsion ne zgjedhjet dhe ndërtim të ndërtesave joproduktive dhe kiç – përmendoreve.

Todor Pendarov, kolumnë – “ Heronjtë e shkollës së muzikës në Manastir”, Utrinski Vesnik
Me publikimin e tregimit për horrorin në Shkollën e muzikës, CNN na tregoi se gazetaria profesionale dhe marketingu janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme.

Vanço Uzunov, kolumnë – “Guxo për më shumë “, Utrinski Vesnik
Edhe në politikë, si dhe në treg, zgjedhja nuk duhet të varet vetëm prej ofertës, por edhe prej kërkesës. Jemi para zgjedhjeve edhe pse nuk jemi plotësisht të sigurt se si do të jenë. Prandaj, oferta politike në Maqedoni është në rritje.

Angel Ivanov, kolumnë – “ Në Soçi me raketë në krah”, Dnevnik
Drejtimi i anijeve Amerikane tani për tani supozohet të jetë kah Ukraina. Pentagoni qysh prej kohe paralajmëroi se ky operacion është për garanci e sigurisë për sportistët dhe turistët amerikanë gjatë lojërave Olipmpike në Soçi.

Lajme të ngjashme

Back to top button