VIDEO: Digjet ndërtesa e Qeveris në Tuzlla

Qindra protestues kanë arritur që të çajnë kordonin policor që e mbronte ndërtesën e qeverisë në Tuzlla, janë future brenda dhe kanë shkaktuar zjarr. Protestuesit kanë nxjerr jashtë ndërtesës edhe mobile të Qeverisë dhe i kanë djegur jashtë ndërtesës.

Protestat në Tuzlë u përhapën në gjithë Bosnjën. Mbërëm në rrugët e Sarajevës, Bihaçës, Zenicës, Kakanjës, Priedorës dhe qytete të tjera kanë dalë mijra qytetar, vetëm 5.000 u mblodhën në Tuzlë ku kishte dhe incidente të rënda.

Forcat policore mbrëmë me përdorim të gazit lotsjellës dëbuan demonstrues para ndërtesës së Qeverisë së kantonit të Tuzlës me ç’rast i ndërprenë protestat nëTuzlë.

“Në Qendrën klinike universitare në Tuzla janë pranuar 33 policë dhe pesë civilë të cilët janë lënduar në trazirat”, deklaroi për BHRT-në zëdhënësja e Qendrës Ersija Ashçeriq Mujedinoviq.

Në ndihmën urgjente trajtim mjekësor kanë marrë 100 policë dhe 28 qytetarë të lënduar. Në trazira janë arrestuar 27 persona prej të cilëve 24 janë lëshuar më vonë në liri.

 Për sot janë paralajmëruar protesta të reja në një numër të madh të qyteteve në Bosnjë e Hercegovinë.

Në këtë kanton sot nuk do të mbahet mësim në shkollat fillore dhe të mesme, dhe janë anuluar provimet në Universitetin në Tuzla.

Protestat filluan të mërkurën me pjesëmarrjen e punonjësve të pakënaqur nga kompanitë e dështuese të privatizuara, të rinj dhe anëtarë të organizatave luftarake.

Lajme të ngjashme

Back to top button