Ministri Klosi: Do të rritet mbështetja për komunitetet në nevojë

Gjatë një aktiviteti të organizuar sot në Tiranë nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë është prezantuar projekti me temë “Arsimi Alternativ dhe Formimi Profesional”, raporton Anadolu Agency (AA).

Pjesë e aktivitetit ishte edhe ministri shqiptar i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, i cili gjatë fjalës së tij u ndal tek rëndësia e projektit në fjalë, duke e konsideruar si një përpjekje inteligjente, sidomos për një shërbim më të mirë dhe rritje të mbështetjes ndaj komunitetit rom dhe egjiptian.

“Ne na duhet shumë që ky model të implementohet edhe në vende të tjera, si ky i implementaur me bujari nga pushteti vendor, Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Arsimit. Kjo është ajo që duhet të bëjmë ne si politikbërës. Edhe në bashki të tjera që ka komunitete rom dhe egjiptian, të implementohet ky model. Ky model është i thjeshtë: fëmijët të ndihmohen të shkojnë në shkollë dhe të rriturit të shkojnë në punë. Kjo është një fjalë që ne e themi shpesh, por ka ardhur koha e miratimit të një pakti konkret nga të gjithë partnerët”, u shpreh ministri Klosi në fjalën e tij.

Ai ka shtuar se ministria që ai drejton punon shumë me fëmijët në nevojë, ku janë shtuar përpjekjet që në çdo bashki të funksionojnë njësitë e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve.

“E kemi shumë të nevojshëm këtë sistem dhe për të gjitha këto ne duhet ti rikthehemi këtij pakti të mirëqenies sociale”, ka theksuar më tej Klosi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button