Problemi intim që shumë meshkuj e injorojnë

Edhe pse shumë meshkuj janë diagnostikuar me disfunksion erektil, ose impotencë seksuale, nuk marrin trajtim për këtë problem, thonë hulumtuesit shkencorë nga Universiteti Southern Illinois, shkruan shendeti.com.al.

Hulumtuesit shkencorë analizuan të dhënat shëndetësore të 6.2 milionë meshkujve të diagnostikuar me disfunksion erektil, dhe zbuluan se vetëm 25% e tyre kishin marrë trajtim për një periudhë 12-mujore.

Një arsye sepse nuk kërkojnë trajtim është kostoja e lartë: Shumë ilaçe nuk kanë akoma versione gjenerike, dhe shumë kompani prodhojnë sasi të limituar ilaçesh që nuk i mbulojnë të gjitha kërkesat.

Meshkujt gjithashtu  e kanë për turp të marrin ilaçet në farmaci, ose mendojnë se disfunksioni erektil ose impotenca seksuale nuk është një problem shumë shqetësues.

Cilado qoftë arsyeja për shmangien e trajtimit, pasojat janë të pashmangshme: “Shëndeti seksual është një aspekt i rëndësishëm në jetën e një mashkulli. Meshkujt gjithashtu jetojnë më shumë kur kanë një jetë seksuale aktive”, thotë dr. Kevin McVary, autori kryesor i studimit.

“Kjo është një sëmundje mjekësore që kërkon menjëherë trajtim”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button