“Forbs”, bëri intervistë “lavdëruese” për Gruevskin, nuk dihet nëse ka dhënë para për të

Gazeta amerikane “Forbs”, publikoi intervistë me liderin e VMRO – DPMNE-së, Nikolla Gruevski, i cili paralajmëroi se partia e tij do t’i fitojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që priten të mbahen më 11 dhjetor dhe se me atë vendi do të del nga periudha e krizës politike, njofton Portalb.

Sipas gazetës amerikane, Maqedonia ka arritur që me sukses ta tejkalojë krizën me refugjatët dhe se me atë ka tërhequr shumë investitorë të SHBA-së dhe nga tjerat vendet, dhe ta zvogëlojë përqindjen e papunësisë.

“Vijojnë zgjedhjet në dhjetor. E saktë është, ne kaluam nëpërmjet një krize të thellë, e cila ende plotësisht nuk është mbaruar. Por, në asnjë moment nuk jemi ndalur që të punojmë në biznes shoqërinë. I kemi bindur kompanitë e reja që të investojnë në Maqedoni. Nuk do të jetë e përkryer, por mendoj se vendi do të shkojë në drejtim më të mirë. Të shohim çfarë do të thonë votuesit”, thotë Gruevski në intervistën  e “Forbsit”.

Intervistën e Gruevskit për “Forbs”, të plotë mund ta lexoni: KËTU

Rikujtojmë se në fillim të dhjetorit, mediat në vend, njoftuan se partia e Nikolla Gruevskit, VMRO – DPMNE, ka paguar ndërmarrje amerikane që për të njëjtën të lobojë dhe ta paraqesë atë në mënyrën më të mirë.

Sipas, shkrimit që u publikua, VMRO – DPMNE, vitin në dhjetor të vitit të kaluar në tre ndërmarrje të ndryshme konsulente dhe PR, u ka paguar rreth 1.6 milionë dollarë.

Në raportet e ndërmarrjeve, të cilat janë të publikuara në Agjencinë Shtetërore Amerikane për Regjistrim të Bashkëpunëtorëve të Huaj në Ministrinë e Drejtësisë (FARA), nënvizohet se ndërmarrjet i kanë përpunuar mbledhjet e liderit të partisë VMRO – DPMNE, Nikolla Gruevski me kongresmenin Piti Seshi dhe me ndihmës sekretarin për Siguri Nacionale Alan Bersin, por edhe kolumnat e Gruevskit dhe artikujt e analistëve amerikan në “Njuzvik” dhe “Hill”.

Në njërin nga dokumentet, shkruhet se VMRO – DPMNE-ja ka dy marrëveshje për pagesë me ndërmarrjen “Global Sekjuriti”, njërën me vlerë prej 35 mijë dollarë në muaj, ndërkaq tjetrën me vlerë prej 140 mijë dollarë në muaj. Pagesat kanë të bëjnë me aktivitetet e ndërmarrjes për organizimin e takimeve të Gruevski me Seshën dhe me Bersin, të cilët janë mbajtur më 7 janar të këtij viti. Në këtë takim, Seshën ka deklaruar se prania e Gruevskit në Uashington është e rëndësishme për SHBA-në, përcjellë Portalb.

VMRO – DPMNE, ndërmjet ndërmarrjes “Nju partners konsulting”, ka paguar edhe 5 mijë dollarë për parapagim për bazën ndërkombëtare mediatike të të dhënave. Në raportin për aktivitetet gjashtëmujore të ndërmarrjes, shkruhet gjithashtu se ndërmarrja për klientin VMRO – DPMNE, i ka negociuar edhe kolumnat e  Gruevskit në “Njuzvik”, por edhe shkrimin e analistit amerikan Majkëll Mihan në “Hill”, publikuar më 10 dhjetor të këtij viti me titull “Sulmi ndaj mediave të lira është sulm ndaj të gjithë neve”.

Në tekst, Miham shkruan se Maqedonia është e udhëhequr nga kryeministri pro – NATO dhe pro Evropës dhe se komentet e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, për mediat paraqesin “kthim në kohërat e errëta të historisë së Maqedonisë”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button