Bejta: Rufi Osmani për periudhën e zgjedhjeve harxhoi 16 mijë euro për qentë endacak

Komuna e Gostivarit, akuzat e RDK-së, lidhur me pagesat që janë bërë nga Ndërmarrja Publike “Komunalec”, për menaxhim me qentë endacak, i konsideron si mashtrime të opinionit dhe gënjeshtra të kësaj partie.

“Shuma që i është lëshuar NP Komunalec, është realizuar në bazë të Programit për menaxhim me qentë endacak dhe pagesat janë bërë në bazë të Urdhrit të Punës që i bashkëngjitet secilës Faturë për punën e bërë, gjegjësisht në bazë urdhrit të punës që i është bashkangjitur faturës shihet qartë se shuma e përgjithshme prej 775.200 denar, nuk është paguar për kapjen e një qeni, por për gjithsejtë 170 qenë endacak në çmim prej 4560 denar për një qen. Po të njëjtën mënyrë të pagesës e ka bërë edhe përbërja e shkuar e komunës së Gostivarit dhe e Ndërmarrjes Publike Komunale”, thuhet në komunikatën e Komunës së Gostivarit. 

Më tej në komunikatë thuhet se “vetëm në periudhën zgjedhjeve me datë 08.03.2013 dhe me datë 03.04.2013, Rufi Osmani nga Buxheti i komunës së Gostivarit, për qentë endacak ka paguar 971.280 denar ose afër 16 mijë euro dhe Urdhrin e Punës askush nuk është nënshkruar, dhe këtu lind dyshimi se pse kjo shumë kaq e madhe është paguar në periudhën parazgjedhore në emër të qenve endacak”.  

Pra, thuhet në komunikatë, Rufiu për një muaj për qentë endacak ka harxhuar 16 mijë euro, ndërsa për tetë muajt e ardhshme nga qershori janë harxhuar 20 mijë euro.  

“Duket qartë se humbësit serik të nervozuar dhe duke menduar se zbulojnë diçka, veçse thellohen në mjerimin e tyre dhe e zhvillojnë rrugën e tyre të manipulimit dhe mashtrimit, për çka opinioni është njohur për këtë mashtrim dhe dezinformim që për katër vite me radhë 2009-2013 vepruan në këtë rrugë, por fatkeqësisht vazhdojnë edhe gjatë ditës së sodit”, thuhet në komunikatën e Komunës së Gostivarit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button