Adoleshenti amerikan zgjohet nga koma, flet spanjisht

Një adoleshent amerikan u zgjua nga koma, duke folur një spanjishte perfekte, pas një tronditjeje që kishte pësuar gjatë një ndeshjeje futbolli. Portieri 16­-vjeçar Reuben Nsemoh, përplasi kokën aksidentalisht me një tjetër lojtar gjatë një sulmi në zonën e tij.

Trajneri i tij ka thënë se adoleshenti ndaloi, duke marrë frymë, disa orë pas goditjes. Ai ka shtuar se ajo që kishte parë ishte një nga goditjet më të rënda që ka parë në jetë, shkruan “Daily Mail”.

Kur adoleshenti është zgjuar nga koma, ai nuk fliste më anglisht, por çuditërisht fliste spanjisht.

Megjithatë, kjo gjë ka ndodhur për vetëm disa ditë, pasi më tej ai fliste anglisht dhe e ka harruar spanjishten.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button