RDK-ja, Bejta ka dëmtuar buxhetin e arsimit me transportin e nxënësve

RDK-ja akuzon kryetarin e Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejtën se ka dëmtuar buxhetin e arsimit nëpërmjet keqpërdorimit të mjeteve për transportin e nxënësve. Sipas RDK-së, gjatë vitit 2013 janë keqpërdorur 193 mijë euro. 

“Pas zgjedhjeve të prillit 2013 në mënyrë anti ligjore u ndërprenë kontratat me shumicën absolute të operatoreve dhe u zbatua një tenderim me shkelje të rënda ligjore. Dallaverja nga ekipi i Nevzat Bejtës u aplikua gjatë përpilimit të kriteriumeve të tenderimit sipas të cilëve kritere çmimi u degradua nga 94% në vetëm 40% dhe u shtuan kritere tjera manipulative si pajisjet me 20%, numri i punëtoreve me 15% dhe afati I pagesës me 25%”, thuhet në komunikatën e RDK-së.

RDK-ja, thotë se përveç kritereve diskriminuese me çka u eliminua konkurrenca, fituesi i tenderit zbaton marrjen e provizionit shtesë ndaj nënoperatoreve që është së paku 10% me çka dallimi në çmim ritet edhe për 10% në krahasim me vitin 2011.

 “Në kohën kur me Gostivarin qeveriste RDK falë faktit që në kriteret e konkurrimit çmimi kishte 94% ndërsa afati i pagesës vetëm 6% u mundësua një konkurrim shumë serioz prej 30 kompanive dhe u lidh kontratë me 20 operatorë dhe afërsisht 100 nën operatorë me çka u realizua çmim shumë i volitshëm dhe u kursyen për 3 vite mbi 500 mijë euro në dobi të shkollave të Gostivarit”, thuhet në komunkatën e RDK-së.

RDK-ja, thotë si rezultat i kriteriumeve objektive dhe konkurrencës së lartë në vitet 2011 dhe 2012 kur me komunën e Gostivarit qeveriste RDK shpenzimet e transportit publik të nxënësve për nxënës në bazë të kilometrit të kaluara ishin më të ulëtat në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button