Kinë: Në një shpërthim të fortë humbën jetën 14 persona, 147 janë lënduar

Bilanci i viktimave në shpërthimin e fuqishëm, që e tronditi qytetin Julin në provincën Shansi në Kinën Veriperëndimore, u rrit në 14 persoa, ndërsa 147 janë të lënduar.

Mediat lokale njoftojnë se është e mundshme që shpërthimi të lidhet me një “magazinë për ekploziv” e cila nuk ka pasur leje, ndërsa ndodhet në ndërtesën përreth.

Shpërthimi në qytetin Julin jehoi të hënë në orën 14 sipas kohës lokale, në afërsi të spitalit.

Në xhirimet dhe fotografitë, e publikuara në rrjetet loale shihet se është shkaktuar dëm i madh material. Dëshmitarët okularë thonë se në këtë vend, ku ka pasur një ndërtesë dykatëshe tani ka vetëm një gropë të madhe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button