Helmi i bletës kundër artritit, ja zbulimi më i fundit

Një ilaç i prodhuar nga helmi i bletës mund të ndihmojë miliona të sëmurë me artrit. Shkencëtarët kanë zhvilluar grimca shumë të vogla që mund të injektohen direkt tek zona e kyçeve ku ndjehen dhimbjet, duke përdorur peptidin e marrë nga helmi i insekteve. Peptidi, i quajtur melittin, ka veti të fuqishme antiinflamatore, që ndalon dëmtimin e kërcit, njofton shendeti.com.al

Ekspertët, të cilët e kanë testuar ilaçin tek minjtë, thonë se sa më shpjet të injektohet në kyçe, pas një aksidenti ose dëmtimi,  aq më të vogla janë gjasat që kyçet të preken më vonë nga osteoporoza.

Ata shpresojnë gjithashtu që helmi i bletës të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve të personave që kanë vite që vuajnë nga dhimbjet e artritit.

Me miliona njerëz në të gjithë botën vuajnë nga artriti. Me plakjen e trupit, kyçet e këmbëve, të duarve apo krahëve fillojnë të shfaqin probleme. Faktorë të tjerë janë mbipesha, trashëgimia dhe dëmtimet e shkaktuara nga një lloj sporti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button