PE: Këshilli i BE-së të përcaktojë datë për fillimin e bisedimeve

Në sesionin plenarë të Parlamentit Evropian në Strasburg  edhe një herë është bërë thirrje Këshilli Evropian që të përcaktojë datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në BE.

„Jam krenar që e paraqita raportin para PE-së, i cili kërkon pa vonesë fillimin e bisedimeve me Maqedoninë. Gjithashtu jam i lumtur që u gjend konsensus për Kodin Zgjedhor dhe që është arritur marrëveshje me gazetarët dhe qeverinë dhe se buxheti ishte miratuar në procedurë të rregullt parlamentare.

Ai gjithashtu theksoi se qëllimi i tij është që vendi të përparojë, për këtë shkak propozoi që Komisioni Evropian ti ndaj Maqedonisë status për “ekonomi funksionale të tregut” me çka do të garantohen investimet e jashtme.

Alojz Peterle, eurodeputet nga Sllovenia deklaroi se raporti i Hovit është i realët.

“Ne të gjithë duam që të ketë një dinamikë me Maqedoninë, ajo të shkoj përpara. Është një numër i madh i eurodeputetëve këtu në parlament që dëshiron ta ndërpremë këtë bllokadë dhe vërtet të shkojmë më tutje”, tha Peterle.

Lajme të ngjashme

Back to top button