Shuhet mbretëresha e muzikës Vaçe Zela

Është shuar në moshën 74 vjaçare artistja e madhe shqiptare Vaçe Zela. Krenaria e kombit, Vaçe Zela ka ndërruar jetë mbrëmë në orën 1 pas mesnatë në Bazel të Zvicrës.

Është shuar në moshën 74 vjaçare artistja e madhe shqiptare Vaçe Zela. Krenaria e kombit, Vaçe Zela ka ndërruar jetë mbrëmë në orën 1 pas mesnatë në Bazel të Zvicrës. Ajo po kurohej prej vitesh nga një sëmundje e rëndë.
Ajo lindi lindi në Lushnjë në vitin 1939.

Familjarët e saj thonë se ajo para se të mbyllte sytë ka lënë amanet që të prehet në tokën shqiptare.

Ylli i këngës “Valsi i Lumturisë” dhe shumë këngëve të tjera,  për vlerat vokale që kishte mund të krahasohej me artiste ndërkombëtare. Ajo do të bëhej frymëzim për brezat që do të vinin. Këngët e saj janë shumë të njohura në trevat mbarë shqiptare dhe këndohen edhe sot.

Vaçe Zela ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës në Radio dhe më më pas Televizioni Public duke u nderuar 12  herë me çmime të para. Rekord të cilin nuk e ka thyer askush edhe sot.  Ajo do të mbahet mend edhe si fituesja e parë e këtij kompeticioni shumë  të rëndësishëm të muzikës për kohën.

Vaçe Zela është artistja që i ka vënë vulën më zërin e saj të jashtëzakonshëm muzikës së lehët shqiptare.

Emisioni “Aldo Morning Show” në Tv Klan  sot ka ndryshuar rrjedhën e  transmetimeve  të përditshme duke i`a kushtuar kohën televizive të gjithën artistes së madhe. Me qindra telefonues nga vendi, por dhe artistë që e kane njohur Vaçen kanë shprehur dhimbje për humbjen e artistes së madhe.

Lajme të ngjashme

Back to top button