Kryeministrit i Irakut refuzon ndihmën e Turqisë për Mosulin

Pas një takimi sot me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Ash Carter, Kryeministri i Irakut njoftoi se refuzon ofertën për ndihmë nga Turqia për të marrë pjesë në betejën e çlirimit të qytetit të Mosulit nga Shtetit Islamik.

Kryeministri Haider al-Abadi këmbënguli se forcat irakiane, forcat kurde dhe njësi të tjera vendase do ta çlirojnë pa problem Mosulin dhe pjesët e tjera të territorit. Ai shtoi se nëse do të jetë e nevojshme, atëherë do t’i kërkohet ndihmë Turqisë, apo vendeve të tjera të rajonit.

Duke folur për gazetarët, Sekretari Carter tha se çështja e rolit të Turqisë në betejën për Mosulin ishte një temë e vështirë dhe se Kryeministri Abadi e pati informuar se janë zhvilluar bisedime me Turqinë për këtë çështje dhe se bisedimet do të vazhdojnë.

Zoti Carter u shpreh se sovraniteti i Irakut është një parim themeltar. Ai shtoi se roli i SHBA-së është të bashkëpunojë me vendet e tjera partnere të koalicionit për të zgjidhur çështje të tilla dhe për t’u siguruar që të gjithë të përqëndrohen në luftën kundër ISIS-it.

Ndërsa zoti Carter takohej me udhëheqësit irakianë dhe komandantët e koalicionit në Irak për të rishikuar operacionin e marrjes së Mosulit, luftime intesive vazhduan përreth qytetit më të madh të vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button