Haradinaj pyet për fundin e dialogut

Në Seminarin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s Daut Haradinaj pyeti Edita Tahirin kur do të përfundojë dialogu me Serbinë.

Në pjesën e Seminarit Rose Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s ku u fol për ecjen përtej rrugëve të bllokuara të dialogut Prishtinë-Beograd në Bruksel, deputeti i AAK-së Daut Haradinaj pyeti ministren për Dialog Edita Tahiri se kur do të përfundojë ky dialog.

“Kur e shihni ju përfundimin e dialogut dhe a prisni njohjen e Kosovës nga Serbia?” shtroi Haradinaj pyetjen e tij.

“Dialogu nuk zgjat aq sa ka zgjatur. Ka 6 vjet ,por nuk do të zgjasë edhe aq. Do të përfundojë me njohjen e Kosovës,” u përgjigj ministrja Tahiri.

Haradinaj më tutje tha se vetëm Serbia po përfiton nga ky dialog.

“Serbia e ka marrë statusin e kandidatit, ka liberalizimin, ka asociacionin që e ka hedhur në plot 23 nene poshtë kushtetuesja, ka ende financim të strukturave paralele. Serbia ka përfitu shumë e Kosova asnjë benifit,” deklaroi Haradinaj.

Tahiri, duke iu përgjigjur Haradinajt, tha se të dy palët kanë përfituar.

“Të dyja vendet kanë përfitu, ata kanë marrë statusin e vendit të kandidatit, ne morëm Marrëveshjen për Stabilizim-Asociim. strukturat paralele janë hequr në disa fusha, duhet të hiqen edhe në të tjerat. Kemi pasur vula paralele doganash, janë hequr. Janë hequr të gjitha barikadat që kemi pasur në kufi. Nuk fluturohet më me helikopterë, por udhëtohet me vetura,” u përgjigj Tahiri.

Seminari i Asamblesë Parlamentare të NATO-s do të vazhdojë edhe nesër e pasnesër.

KALLXO.com ndoqi punimet e tij të sotme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button