Veseli: Kosova s’e meriton të jetë ishull i izoluar në Europë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Bashkimi Europian duhet të ketë qasje më integruese për Kosovën, sepse s’ka përse të mbetet e izoluar përkundër vendeve tjera të Ballkanit, njofton Klan Kosova.

“Kosova nuk e meriton që të jetë ishull i izoluar në mes të Europës. Nuk jemi më keq se vendet fqinje”, ka thënë Veseli duke folur në Seminarin Rose Roth të Asamblesë së NATO-s, që për herë të parë po mbahet në Prishtinë.

Më pas Veseli ka folur edhe për tolerancën fetare dhe multietnicitetin në Kosovë.

“Kosova është shumë tolerante, multientike dhe e përbërë nga shumë fe. Në Kosovë nuk ka terrorizëm dhe nuk do të ketë, sepse nuk do të tolerojmë elemente terroriste në Kosovë”.

Veseli megjithatë ka pasur një vërejtje për institucionet e Kosovës.

“Gjyqësori është i pavarur, por vërejtja është se duhet të ketë më tepër gatishmëri që gjyqtarët tanë të merren më shumë me raste të rënda, veçanërisht për krimin dhe korrupsionin. Ata duhet të jenë heronjtë tanë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button