Kuçi: Njëzet e pesë milionë denarë për rinovimin e Çarshisë së Vjetër

Ministri i Ekonomisë, Driton Kuçi sot mori pjesë në eventin tradicional “Qebapi – margaritari i Çarshisë për bashkëjetesë”, që u organizua nga Komuna e Çairit, Ministria e Ekonomisë dhe Oda ekonomike Maqedoni-Bullgari.

Me këtë rast, minsitri Kuçi tha se ky manifestim tani më ka filluar të marrë karakter tradicional, mu ashtu siç Çarshia është simbol i traditës, qytetit, i esnafit dhe i bashkëjetesës, ndërsa detyra e saj kryesore është që sa më shumë të na afrojë drejt qëllimit tonë të përbashkët – biznesit pa kufij.

“Është fakt se esnafi krijon dhe mban jetën në çarshi ndërsa karakteristikë kryesore e çarshisë është se esnafi në të e bashkon llojlloshmërinë. Prandaj, ne si Ministri e Ekonomisë dhe si Qeveri japim mbështetje të vazhdueshme për artizanët dhe Çarshinë e Vjetër për të pasuruar dhe zbukuruar këtë bërthamë të veçantë urbane. Çdo vit, për të shtatin vit me rradhë, në bazë të Programit për konkurencë, inovacion dhe sipërmarrësi po ndihmojmë në përforcimin e esnafit, përmirësimin e konkurentshmërisë dhe qëndrueshmërisë së zanateve nga artizanët përmes subvencioneve përmes bashkë-financimit të projekteve për mbështetjen dhe promovimin e zejtarisë në vend”, tha ministri Kuçi.

Këtë vit tha ministri Kuçi, për të subvencionuar zejtarët siguruam 1.600.000 denarë prej të cilave 1.300.000 denarë janë miratuar tashmë për 12 aplikime, derisa për projektet që kanë aplikuar edhe shoqata tjera të zejtarëve janë siguruar si shtesë edhe 910.000 denarë.

“Ministria e Ekonomisë, së bashku me Komunën e Çairit po zbaton projektin për rregullimin e vitrinave dhe reklamave në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Aktualisht po punohet në vlerësimin dhe përzgjedhjen e dyqaneve të tjera në bllokun 3-2, gjegjësisht 51 dyqanet e tjera të mbetura për të cilat Ministria e Ekonomisë tashmë ka nënshkruar një marrëveshje me Esnafin me vlerë gjashtë milion denarë, ndërsa për vitin e ardhshëm kemi ndarë 25 milion denarë të reja”, përfundoi ministri Kuçi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button