Basha në Konventën e PAA: Shqipëria e mbuluar me drogë, jo rastësi

I pranishëm në Konventën e 6 Kombëtare të Partisë Agrare Ambientaliste, Kreu i PD-së Lulzim Basha ka hedhur sërish akuza në drejtim të Kryeministrit Rama.

Në fjalën e tij, Basha tha se kryeministri nuk ka mbajtur anjë premtim ndaj qytetarëve shqiptarë, por ka bërë pakt me krimin.

“Shqipëria e mbuluar me drogë një vit para zgjedhjeve nuk është rastësi,” thotë Basha, ku thekson se paratë e drogës Rama i përdor për të blerë zgjedhjet.

“Edi Rama e ka shkelur kontratën me shqiptarët duke mos mbajtur asnjë premtim. Kryeministri do ta kthejë Shqipërinë në parajsën e plehrave dhe krimit.”

Shqipëria, shton Basha nuk pajtohet me trafikantët dhe banditët e qeverisë, shkruan tvklan.

Ndarjen me krimin, Kreu i PD-së e cilësoi si emergjencë kombëtare, ndërsa ftoi çdo parti për t’ju bashkuar aleancës së djathtë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button