Gjendet pa shenja jete një qytetar i Shkupit në Aerodrom

Sot në mënegjes rreth orës 04:27 në SPB Shkup, M.S. ka paraqitur se në bul. “Video Smillevski – Bato”, gjegjësisht pas fastfuderisë në këtë rruge, në barë ka qenë i shtrirë një person i panjohur dhe pa shenja jete.

Siç kumtoi MPB, ekipi i Ndihmës mjekësore emergjente në orën 05:00 ka konstatuar vdekjen te qytetarit të Shkupit M.T. (1949). Nga ekspertiza e bërë fillimisht nuk janë vërejtur shenja dhune. Trupi i të vdekurit me urdhrin e Prokurorisë publike është dorëzuar për obduksion. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button