Djemtë e politikanëve qe kanë probleme me ligjin

Përpos Ibrahim Rugovës, edhe politikanë tjerë të Kosovës dhe Shqipërisë kanë prapa vetës djem që kanë probleme me ligjit. Kështu djemtë e Fatmir Sejdiut, Isa Mustafës, Adem Grabovcit, Shukri Bujës, Hashim Rexhepit e Sabri Hamitit kanë qenë shpeshherë në media si persona në skandale të mëdha. Veprat për të cilat janë akuzuar e edhe dënuar janë prej shkeljes së lehtë të ligjit e deri te vrasjet.

Jo vetëm djali i Ibrahim Rugovës, Uka, është në mesin e familjarëve të politikanëve që ka probleme me ligjin.

Edhe fëmijët e politikanë të tjerë të Kosovës dhe Shqipërisë janë në mesin e atyre që dyshohen, akuzohen dhe gjykohen për shkak se s’kanë respektuar ligjin.

Kështu, fëmijët e Fatmir Sejdiut, Isa Mustafës, Sali Berishës, Adem Grabovicit, Shukrii Bujës, Hashim Rexhepit e Sabri Hamitit, janë në mesin e atyre njerëzve që përfolën për përfshirje në vepra të jashtëligjshme.

Megjithëkëtë, sot, djali i Ibrahim Rugovës, Uka, u prangos nga policët e EULEX’it.

Ndërsa, djali i Fatmir Sejdiut, Bardhyli, në gusht të vitit 2013 ishte përfshirë në një përleshje të armatosur dhe kishte shtënë në drejtim të sulmuesve në lagjen “Taslixhe” të Prishtinës. Pas kësaj, Bardhyli kishte bërë kërkesë për mbrojtje të afërt policore.

Djali i Kryetarit të LDK’së, Isa Mustafa, Arbeni ishte përfshirë në një skandal në nëntor të vitit të kaluar, kohën e fushatës zgjedhore. Ai bashkë me Këshilltarin e Ismet Beqirit, Shpëtim Haziri, ishin filmuar nga një aktivistë i Vetëvendosjes duke joshur me para për të hyrë në LDK.

Edhe fëmijët e Adem Grabovcit janë bërë të famshëm për të keq në Kosovë.

Djali i Ademit, Guximi në shkurt të vitit 2013 ishte përleshur me policin e Kosovës, Avni Selaci, duke e grushtuar dhe duke e lënduar rëndë në sy dhe në ballë. Pas këtij rasti është ngritur aktakuzë fillimisht kundërvajtje, por pas raportimit të mediave, Prokuroria kishte akuzuar Guximin edhe për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare. Aktakuzë ndaj Guximit ka ngritur edhe Prokuroria e Pejës, pasi në muajin gusht, policia ia kishte gjetur në bagazhin e veturës dy armë luftarake. Një kallashnikov me 90 fishekë dhe një pushkë gjuetie me 31 fishekë.

Veç kësaj, gruaja e Adem Grabovcit, Kumrija ishte plagosur në maj të vitit 2012, dhe ishte dërguar në QKUK pasi plumbi e kishte goditur në bark. Në atë kohë, Policia njoftonte se Kumrija është vetëplagosur.

Edhe Valon Buja, i biri i ish-Kryetarit të Komunës së Lipjjanit, Shukri Buja, në gusht të vitit 2013 kishte dëmtuar pompën “Valoni Petrol” në Veternik të Prishtinës, kur e ka goditur me BMË-në e tij të cilën po e voziste me shpejtësi të madhe. Dëshmitarët kishin thënë se përpjekja për të hyrë në pompë natën e së shtunës me shpejtësi mbi 120 kilometra në orë ka rrezikuar jetën e punëtorëve dhe të klientëve të pompës.

Për dallim prej djemve të tjerë të politikanëve, djali i ish-Guvernatorit, Hashim Rexhepi, Gentiani është dënuar më 22 vjet burgim. Ai është dënuar për vrasjen e Arben Gashit, ngjarje e cila kishte ndodhur me 2 janar të vitit 2009 në afërsi të lokalit “Garden” në Prishtinë. Djali tjetër i Hashimit, Graniti, i cili është akuzuar për pjesëmarrje në rrahje është shpall i pafajshëm.

Edhe djali i Nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Sabri Hamitit, Urtaku, në gusht të vitit të kaluar ishte bërë lajm kryesor në mediat e Kosovës dhe një pjese të Kroacisë. Policia e Shtetit kroat patën arrestuar Urtakun si Zëvendësambsador i Kosovës në Kroaci pasi dyshohej se kishte vozitur i dehur rrugëve të Zagrebit. Pas kësaj, ai është kthyer në Kosovë, ndërsa të martën ka fituar betejën ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme, pasi që Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbim Civil i Kosovës (KPMSHCK) e ka shfuqizuar vendimin “për suspendim deri në dy vjet nga e drejta për t’u caktuar në post”.

Edhe në Shqipëri fëmijët e politikanëve përfshihen në skandale të ndryshme.

Familja e Sali Berishës – duke përfshirë djalin e tij, Shkëlzeni dhe vajzën Argitën – vazhdimisht akuzohet nga partitë opozitare se kanë arritur milionat në mënyrë të jashtëligjshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button