Akrepi, një muaj plot surpriza, të këndshme dhe të pakëndshme

Muaji që po afron është muaji juaj dhe mesa duket fsheh disa surpriza të pakëndshme për të gjithë akrepët. Jo, jo mos u shqetësoni! Shumica e problemeve nuk janë për ju, por për ata që iu rrethojnë.

Megjithatë do të keni mundësinë për t’u futur në një rreth zhvillimi, duke lënë pas të gjitha ato që u vërtetuan të paduhura për ju deri tani.

Në këtë gjendje, të paktën do të luajnë rol dy faza hënore (Hëna e re 30/10 dhe Hëna e plotë 14/11). Edhe pse e dyta ju favorizon më shumë se e para, të paktën në disa tensione që mund të krijohen.

Një pjesë e këtyre tensioneve ka të bëjë me pjesëtarë të familjes. Është në dorën tuaj nëse do të ndërhyni apo jo. Ka shumë mundësi t’ju kërkohet nga palët e përfshira në debat të pozicionoheni, por megjithatë do të gjeni mënyrën për të shmangur këtë lloj presioni. Atje ku duhet realisht të keni kujdes, janë udhëtimet e ndryshme, të cilat do ju shqetësojnë vetëm sepse gjërat nuk do të realizohen në kohë. Këto pengesa vijnë nga lart, kështu që jini të vëmendshëm dhe qëndroni të informuar.

Hyrja e Marsit në Ujor, në 9/11 mund të krijojë një atmosferë negative në familjen tuaj. Nga ana juaj kërkohet shumë kujdes dhe vëmendje, për të kuptuar para kohe se ku qëndron problemi dhe për të mos e lënë atë të zhvillohet.

Financa

Deri në datën 2/11 është mirë të shmangni veprime financiare, përveç atyre të shitjes. Por edhe në këto raste sigurohuni mirë që çdo gjë është në rregull, si nga ana e blerësit ashtu edhe nga ana e shitësit.

Dashuria

As ftohtë, as ngrohtë! Në fakt do të kaloni një periudhë mendimesh. Kjo nuk do të thotë patjetër mendime negative. Thjesht do të bëni një bilanc me veten dhe partnerin, për t’i treguar edhe atij se interesonheni vërtet për këtë lidhje. Nëse jeni vetëm dhe në pritje të një mrekullie, rehatohuni, pasi para datës 12/11 nuk ka për të ndodhur gjë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button