Padi penale për sulmuesin e gazetarit të TV Telma

Në Shkup në rrugën “Dimçe Mirçev” para kapisë kryesore të Ministrisë së Punëve të Brendshme, mbrëmë rreth orës 21:20, personi B.P. (29) nga Shkupi, i punësuar si gazetar në TV Telma, u sulmua fizikisht nga ana e personit K.P. (32) nga Shkupi.

MPB-ja sot kumtoi se gazetari disa herë është qëlluar me duar dhe këmbë në kokë dhe i janë shkaktuar lëndime të rënda.

K.P. u arrestua në SP Qendër dhe pas ndriçimit të tërësësihm të rastit, kundër tij janë parashtruar padi penale sipas nenit 6 dhe nenit 12 nga Ligji për kundërvajtje kundër rendit publik dhe paqes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button