Fiasko gjatë dëshmimit të fiaskos

[Recension: (GALERI) FIASKO NË TRIBUNËN E DPMNE-së –  TODOROVI I SHQETËSUAR!]

 

Flitet për fiasko në bazë të observimit personal dhe interpretimit të lirë të disponimit të dikujt. Burimet e informatave nuk janë theksuar, ndërsa autobusët që përmenden nuk janë shfaqur në fotogalerinë e paralajmëruar. Fotografitë janë vënë si ilustrim dhe nuk e tregojnë atë që thuhet në tekst për atmosferën e tubimit. Kurse komentet tregojnë se është bërë manipulim me foto-materialet.

fireshot-capture-33-fijasko-na-tribinata-na-dpm_-centarnewsLinku deri te artikulli origjinal: (GALERI) FIASKO NË TRIBUNËN E DPMNE-së –  TODOROVI I SHQETËSUAR!

Data dhe koha e publikimit: 16.10.2016 – 15:18

Data e recensionit: 18.10.2016

Recensues: Аleksandar Peshev

FOTOGRAFITË JANË PLUMBA PA BARUT!

Kur paralajmërohet fotogaleri, pritet që fotografitë që prezantohen t’i ilustrojnë pohimet e tekstit, mirëpo në vend të kësaj, kemi pohime të pabaza të plotësuara me fotografi të cilat vetëm e ilustrojnë faktin se ka pasur tubim.

“Qindra autobusë e shumë pak anëtarë dhe simpatizues të VMRO-DPMNE-së, kjo është fotografia e sotme në Shkup, në prag të tubimit të DPMNE-së në sallën “Boris Trajkovski”.”

Duke e pasur parasysh këtë koment të artikullit, mund të supozohet se fotografitë me kuadër të gjerë, të fotografuar nga larg dhe vetëm nga një vend, përdoren për manipulim të fakteve. Sipas cilit standard është përcaktuar se shumë pak anëtarët dhe simpatizues kanë marrë pjesë në ngjarje përveç nëse nuk është bërë numërimi i njerëzve ose nëse nuk është krahasuar numri i të pranishmëve me kapacitetin e sallës ose me mysafirët e pritur?

Poashtu flitet për qindra autobusë të cilët nuk janë paraqitur në fotografi. Artikulli vazhdon me komente të drejtpërdrejta:

“Qytetarët e Shkupit dhe të Maqedonisë tashmë u dhanë karton të kuq Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së dhe qartazi ua bënë me dije se nuk e mbështesin pushtetin kriminal të disa personave nga Familja”.

Nuk ka burime për informatën e këtillë, e as deklarata me të cilat do të mbështetej ky pohim. Kush janë ata qytetarë që kanë dhënë karton të kuq dhe me çfarë të drejte flitet në emrin e të gjithë qytetarëve?

BURIME TË (PA)SIGURTA

Informatat jozyrtare që ofrohen në vazhdim janë të pabaza.

“Për shkak të numrit të pamjaftueshëm të njerëzve, Centarnews kupton se janë anuluar 5 autobusë nga Ohri, 3 nga Kavadari dhe Negotina, Prilepi, nga Kumanova dhe Kriva Pallanka janë nisur mezi dy autobusë”.

Kur përdoren informata nga burime anonime, gazetari ka obligim profesional që ta përcaktojë burimin e informatave që pohimet të fitojnë vërtetësi. Në këtë rast, vërtetësia e pohimeve nuk mund të konstatohet, për shkak se nuk e dijmë se burimi i informatës a është nga partia që e organizon tubimin apo nga transportuesit, të cilët gjoja janë të angazhuar për transportin e simpatizuesve dhe të anëtarëve të partisë. Artikulli vazhdon me konstatime të bazuara në observimet personale:

„Centarnews vërejti nervozë të madhe te Nikolla Todorovi, i cili vazhdimisht e kishte celularin në dorë dhe bisedonte me nervozë me ish-ministrin Mile Janakieski, si dhe me zëdhënësin e qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev”. 

Bëhet fjalë për përshtypje personale. Si mund të dëshmohet nervoza? A është personi që përdor celularin, zakonisht nervoz? Si është përcaktuar se bëhet fjalë për bisedë me nervozë ndërmjet personave të përmendur? Kemi tentim të qartë për diskreditim personal, ndërsa observimi i këtillë në kombinim me komentet dhe përdorimin e fotografive për manipulim të qartë me faktet, tregon se ka njëanshmëri dhe krijon përshtypje se ka anshmëri politike në raportim.

Artikulli përfundon me konstatime reportazhi se qyteti është i bllokuar dhe se në terren shiten sendviçë dhe suvenire. Përsëri mungojnë fotografi me të cilat do të ishin ilustruar konstatimet e këtilla, sidomos nëse merret parasyh se teksti është paralajmëruar si foto-galeri.

Marrë në përgjithësi kemi një artikull komentues me tentim të qartë për diskreditim personal dhe politik dhe me elemente të anshmërisë politike.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button