Pacolli: Qeveritarët tanë janë dembelë e të padijshëm

Në debatin e radhës të Aleancës Kosova e Re në Mitrovicë, i pranishëm ishte edhe kryetari i kësaj dege Behgjet Pacolli.

Në këtë takim nuk munguan edhe komentet e këtij të fundit, i cili tha se vendin e kanë në duar PDK dhe LDK e që të cilat subjekte partiake po luftojnë se cili të fitojë më shumë nga vendi.

‘’Paramendoje krejt bordi i drejtorëve në Aeroportin e Gjakovës, janë antëarë të LDK-së,krejt janë. Heeej ku po jetojmë ne? Këtë vend e kanë në duar PDK e LDK.’’

‘’Këto dy parti aktualisht janë në luftë mes vete, po luftojnë aq shumë kush me marrë ma shumë prej këtij vendi.’’

Sipas Pacollit, në ndërtesën e Qeverisë punojnë LDK dhe PDK për interesa të tyre, njofton Klan Kosova.

Pacolli madje ka përfunduar fjalimin e tij me disa fjalë ku thotë se ‘’qeveritarët tanë janë dembelë e të padijshëm, s’i duhen shtetit’’.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button