Është zbuluar një grup kriminel në Ohër i cili ka ndërmjetësuar për prostitucion

Pesë banorë të Ohrit së bashku me dy persona nga Velesi janë të dyshuar për ndërmjetësim në kryerjen e prostitucionit dhe trafikimit me njerëz në Ohër në periudhën nga qershori deri në tetor të këtij viti, informojnë sot nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Sektori për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe serioz deri te PTHP për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsion shtroi padi penale kundër R.A (1954), për shkak ekzistimit të dyshimit të bazuar  për vepra të kryera penale ‘organizim të grupit dhe nxitje të kryerjes së veprave trafikim me njerëz, trafikim me person të minoren dhe kontrabandim të migrantëve” dhe ‘ndërmjetësim në kryerjen e prostitucionit’ , F.A (1990), D.A (1961), B.N (1954), Z.D (1956) të gjithë nga Ohri, si dhe për banorët e Velesit  O.Ç (1996) dhe M.A (1996) për shkak ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale ‘trafikim me njerëz’, ndërsa F.A, B.N dhe Z.D janë denoncuar edhe për vepër penale ‘ndërmjetësim në kryerjen e prostitucionit”, kumtoi sot MPB-ja.

Në datën 14/15. 10. 2016 është zbatuar aksion me qëllim të shkatërrimit të grupit kriminal, me ç’rast personat e denoncuar janë privuar nga liria, ndërsa në bazë të urdhrave të dhëna për kontroll të shtëpisë dhe hapësirave tjera nga ana e gjykatësit në procedurë paraprake nga GJTH Shkupi 1 Shkup, janë bërë kontrolle në katër objekte dhe atë në shtëpitë te R.A, Z., O.Ç dhe në objektin hotilierik “Filip Astor” në Ohër.

Gjatë kontrolleve të kryera, siç është theksuar në kumtesë, janë gjetur dhe me vërtetim janë marrë një shumë e madhe e mjeteve në para edhe atë 13.350 euro dhe 3.519 dollarë amerikanë, një kompjuter personal, USB, pastaj një armë gjuetie, 18 plumba për armë sinjalizuese, armë të markës berbeta me pesë plumba, 10 aparate telefonike, gjashtë fletëpagesa  dhe një faturë pagese dhe një automjet i markës Mercedes.

Nga ana e gjykatësit në procedurë paraprake R.A, F.A, B.N dhe O.Ç u është caktuar masa paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditëve, ndërsa D.A dhe M.A u është caktuar masa arrest shtëpiak, ndërsa Z.D nuk është nxjerrë para gjykatësit në procedurë paraprake për shkak përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button