Instituti i ndërtimtarisë u akreditua si organ çertifikues në Maqedoni

Instituti i ndërtimtarisë i Maqedonisë sot u pajis me çertifikatë të akreditimit, me ç’rast u bë organi i parë i çertifikimit për produkte ndërtimore të lëshuar nga Instituti për Akreditim i Republikës së Maqedonisë. Në ceremoninë e promovimit zyrtar morri pjesë Ministri i Ekonomisë Driton Kuçi, njofton Portalb.mk

Ministri Kuçi tha se Instituti i ndërtimtarisë  tani më 40 vjet ka zhvilluar një markë unike të kompanisë së fortë dhe të zhvilluar në fushën e planifikimit, hulumtimit, projektimit, kontrollimit të cilësisë, por edhe mbikëqyrjen e ndërtimit, për të cilën jemi shumë krenar që paraqitet si përfaqësues i denjë i çdo ekonomie.

“Me marrjen e statusit si Organ çertifikues për të vërtetuar cilësinë e produkteve të ndërtimit në Maqedoni, do të bëhet një hap i rëndësishëm në realizimin e vizionit që kompania të jetë e mirënjohur si lidere në vend dhe në arenën ndërkombëtare në të gjitha fushat e ndërtimit, në mënyrë që të sigurohet edhe më tej pozita e saj në tregun e energjetikës dhe mjedisit jetësor, duke frymëzuar punëtorët në mënyrë të vazhdueshme për të dhënë më të mirën nga vetja e tyre” tha ministri Kuçi.

Ministri Kuçi shtoi se ky vendim do të ketë rëndësi të madhe në zhvillimin e industrisë së ndërtimit dhe ndërtimtarisë në përgjithësi në vend.

“Dua të ju përkujtoj se pjesëmarrësi më i rëndësishëm në ekspanzionin e ndërtimit është shteti, i cili  me investimet publike në vitin 2015 ka marrë pjesë me 642 milionë euro, me çka në bruto produktin vendor merr pjesë në me 7 për qind. Njëkohësisht, shteti në vitin 2017 do të vazhdojë me investimet publike, dmth në buxhet për vitin 2017 siguruam fonde të reja me vlerë 440 milionë euro për këtë qëllim” tha Kuçi.

Drejtori i Përgjithshëm i Instituit të ndërtimtarisë, Miho Janevski, tha se Instituti për ndërtimtari dëshmon pozicionin e saj udhëheqës në fushën e shërbimeve të tyre të ofruara në Maqedoni dhe në rajon dhe në këtë vazhdimësi është edhe akreditimi i parë. Kjo, tha ai, lejon edhe fillimin e zbatimit të Ligjit për produktet e ndërtimit, i cili rregullon kushtet e tregut dhe cilësitë, duke përmirësuar konkurrencën mes kompanive.

Industria e ndërtimit në Maqedoni merr pjesë me 35 kompani nga 200 kompanitë më fitimprurëse industriale në vend, dhe ka rreth 6500 punonjës.

kuci-2-1

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button