Vladimir Atanasovski – drejtori i duelit të mbrëmshëm PSP – DSK

Ekipi i Prokurorisë Speciale Publike (PSP), i udhëhequr nga Katica Janeva, mbrëmë gjatë tërë natës në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), ka tentuar që ta realizojë urdhrin gjyqësor, pasi që gjatë paradites së djeshme ka hyrë në DSK me qëllim që të merr të dhëna të cilat i janë relevante për konstatimin e përgjegjësisë për bisedat e përgjuara, njofton Portalb.

Janeva, dje akuzoi se shefi i DSK-së, kryen obstruksion dhe nuk lejon që të ketë qasje deri te dokumentacioni dhe sistemet për përgjim edhe përskaj urdhrit gjyqësor. Janeva dy herë mbajti konferencë për shtyp përpara Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) dhe e njoftoi opinionin se drejtori i DSK-së nuk bashkëpunon dhe nuk i respekton urdhrat gjyqësor. Në sagën e mbrëmshme në ndërtesën e policisë sekrete, është ankuar edhe pala tjetër – edhe drejtori i Atanasovski e akuzoi Janevën se sipas tij, ajo ka bërë cirk dhe u ka penguar në punën në DSK.

Emri i shefit të ri të policisë sekrete (DSK-së), Vladimir Atanasovski, nuk është shumë i njohur në publik. Përpara se të vijë në këtë funksion ai ka qenë drejtor i Kundërzbulimit Financiar ku në vitin 2013 ka ardhur në këtë post pas Vane Cvetanovit. Ishte i njohur për atë që në kohet e udhëheqjes së këtij, ai nuk ka mbajtur thuajse asnjë konferencë për shtyp, ndërkaq gazetarët e kanë pasur të rëndë bashkëpunimin me të. Thuajse edhe s’është ditur se çfarë është punuar atje.

Në pozicionin, shef i DSK-së, ai është vendosur më 1 shtator me vendim në një seancë të Qeverisë, ndërkaq para tij shkurt ishe i vendosur, Lupço Andonovski, i cili erdhi pas Sasho Mijallkov ose kushëririt kontrovers të ish kryeministrit dhe kryetarit aktual të VMRO – DPMNE-së, Nikolla Gruevski. Mijallkov në karrigen e shefit të policisë sekrete ka qëndruar thuajse një dekadë, transmeton Portalb.

Për Atanasovskin, i cili është me prejardhje nga Dellçeva, nuk ka shumë të dhëna në media edhe pse ka pasur pozicion të lartë në luftën kundër krimit, larjes së parave dhe financimit të terrorizmit. Thuajse nuk është paraqitur në opinion, por as nuk ka zbardhur se po kryen hetim për ndonjë rast.

“Vlladimir Atanasovski posedon licencë ndërkombëtare për vlerësim financiarë të dhëna nga MANIVAL – Komiteti i Këshillit të Evropës për luftë kundër larjes së parave dhe financim të terrorizmit. Nga projektet më të rëndësishme të cilët lidhen me punën e tij janë vendosja e rrjetit të sigurisë për komunikim me bankat, implementimi i teknologjisë virtuale për menaxhim me sistemin e kopjimit dhe për mbrojtjen e të dhënave”, ishte deklaruar nga Qeveria gjatë zgjedhjes në vitin 2013.

Për atë është e ditur se ai punën e parë e ka fituar në vitin 2008, në Drejtorinë për Parandalim të Larjes së Parave, kur i kishte 26 vjet, menjëherë pas mbarimit të Fakultetit Ekonomik në Shkup. Përpara se të bëhej drejtor, ishte këshilltar në Departamentin për bashkëpunim ndërkombëtar, transmeton NOVA TV.

Emri i tij përmendet në aferën “Aktor”, për të cilin, mediat njoftuan dhe kërkuan përgjigje nga Atanasovski për një skandal milionësh. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button