Parashikime fallxhorësh

[Recension: Gruevski u tërbua: Ahmeti dhe BDI-ja më janë më lojalë se sa ju?!]

Ky artikull është përplot me spekulime dhe informata të paverifikuara. Në vend të argumenteve, teksti lexuesve u ofron muhabete të llojit më the – të thash dhe me parashikime fallxhorësh.

14741764_10207602443483448_440977590_nLinku deri te artikulli origjinalGruevski u tërbua: Ahmeti dhe BDI-ja më janë më lojalë se sa ju?!

Data dhe koha e publikimit: 17.10.2016

Data e recensionit: 19.10.2016

Recensues: Аna Anastasovska

MUHABETE ÇARSHIE

Në fillim, artikulli në mënyrë bombastike paralajmëron se uikendi i VMRO-DPMNE-së ka qenë i tensionuar, mirëpo nuk precizon se cilave burimeve u referohet.

Uikendi nuk ka kaluar në mënyrë aq idilike për VMRO-DPMNE-në, siç u përpoqën ta paraqesin megafonët qeveritarë. Kuptojmë se uikendi i VMRO-së ka qenë mjaft i tensionuar për kryetarin e partisë, Nikolla Gruevski.

Përveç asaj që nuk i thekson burimet, kjo përmbajtje mediatike nuk i ka verifikuar informatat që i ka marrë. Ato janë publikuar pa asnjë baze të qëndrueshme, gjë që e vë në pikëpyetje vërtetësinë e tyre.

Për shkak të paqartësisë që sundon te kuadrot e kësaj partie se do t’i humbin zgjedhjet nga njëra anë, mirëpo edhe për shkak të frikës se mund të gjenden nëë “listën e PSP-së”, në VMRO-DPMNE si rrallë herë deri tani kërkohet një vend më shumë në listat e kandidatëve për deputetë, që të sigurohet imuniteti i deputetit. Në garën për imunitet të deputetit, janë kyçur edhe 6 kryetarë të degëve.

Në këtë pjesë të tekstit në vend të fakteve kemi parashikime fallxhorësh. Parashihet se VMRO-DPMNE-ja do të humbë në zgjedhje. Përveç kësaj, spekulohet se kërkohet një vend më shumë në listat për deputetë që të sigurohet imuniteti i deputetit. Informata e këtillë nuk është e verifikuar dhe nuk është kërkuar qëndrim nga partia. Thuhet se në garën për listat e deputetëve janë përfshirë edhe gjashtë kryetarë të degëve partiake, mirëpo lexuesit nuk i është ofruar asgjë konkrete, e as për së afërmi nuk është theksuar se për cilët degë partiake bëhet fjalë.

I gjithë teksti i ngjan muhabetit të çarshisë. Është e qartë se artikulli është i motivuar politikisht dhe ka për qëllim të krijojë një fotografi se partia në pushtet është “përçarë” nga zënkat e brendshme partiake.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button