Raporti për Maqedoninë do të diskutohet në Parlamentin Evropian

Parlamenti Evropian sot pasdite do të fillojë debatin për Projekt – rezolutën e raportuesit special për Maqedoninë, Riçard Hovit. Pas debatit, PE pritet që nesër të miratojë këtë projekt – rezolutë.

Përmes kësaj projekt – rezolute bëhet thirrje për zgjidhjen e kontestit të emrit, hapjen enegociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në BE si dhe për realizimin e reformave të brendshme përmes një konsensusi politik. Një theks i veçantë i kushtohet edhe çështjes së dygjuhësisë sidomos në sferën e arsimit dhe shkollave, ku kërkohet mësimi i gjuhëve nga të rinjtë e dy komuniteteve. Por, kritika në Maqedoni ka hasur edhe përdorimi i emërtimit “ultranacionalizëm”, por që Hovit ka thënë se kjo përdoret për shumë vende aspirante.

Raportuesi Hovit deklaroi se me këtë rezolutë, Athina si kryesuese me presidencën e BE-së, duhet ta shoh si prioritet dhe jo si pengesë problemin e zgjidhjes së emrit të Maqedonisë.

Ai theksoi se rezoluta i bën thirrje Greqisë që të përdor liderizmin e saj për të tejkaluar bllokadën e tanishme në raport me Shkupin, që synon procesin e integrimit evropian dhe të bëhen përpjekje të reja për zgjidhjen e kontestit të emrit.

“Por nga ana tjetër, apelojmë që të bëhen hapa përparimi edhe nga Shkupi, për të zgjidhur çështjen e emrit dhe të punojnë drejt hapjes së negociatave për anëtarësim në BE”, ka nënvizuar Hovit, pas miratimit të projekt –rezolutës.

Kjo projekt – rezolutë ka nxitur debate në pjesën që ka të bëjë me gjuhët, ku Hovit përmes amendamenteve ka propozuar dygjuhësinë në Maqedoni, por edhe ka nënvizuar praninë e një ultranacionalizmi.

Lidhur me gjuhën dhe përdorimin e saj, Hovit në projekt – rezolutë ka nënvizuar vetëm aspektin e njohjes dhe mësimit të gjuhës shqipe dhe maqedonase nëpër shkollat e vendit, me qëllim të njohjes më të mirë midis dy komuniteteve më të mëdha. Raportuesi i PE-së ka theksuar se nuk është bërë progres në arsimin e integruar dhe ka shprehur shqetësim se shumë pak të rinj shqiptarë e mësojnë dhe flasin gjuhën maqedonase dhe e kundërta.
Sipas tij, kjo situatë çon drejt një reparacioni dhe potencial për konflikte në linja etnike midis nxënësve.

Raportuesit Hovit ka porositur që Këshilli Evropian të sjellë vendim për dhënien e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim, pa shtyrje të mëtejshme dhe pranimi i propozimit  të Komisionit Evropian, që zgjidhja e kontestit të bëhet në fazën fillestare të negociatave.

Lajme të ngjashme

Back to top button