Gjykatësit me rregullore do ti peshojnë dënimet

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ka miratuar ndryshimet e Kodit penal, të cilat duhet të sigurojnë siguri më të madhe juridike për qytetarët dhe të pengojë subjektivizëm në shqiptimin e sanksioneve penale nga ana e disa gjykatësve ose gjykatave.

Ndryshimet duhet t’i largojnë mundësitë, arsyet ose kushtet për sjelljen e qytetarëve dhe kompanive në pozitë jo të barabartë para ligjit gjatë shqiptimit të sanksioneve penale, por edhe ta ngushtojnë hapësirën për manipulime ose për sjellje të caktuara jokonkrete të ndonjë pale që merr pjesë në procedurë gjyqësore.

Ndryshimet, siç sqarojnë nga Ministria e Drejtësisë, janë rezultat i asaj që në analizat dhe hulumtimet e deritanishme të bëra nga Qeveria, Ministria, gjykatat dhe Prokuroria publike është vërejtur se në Maqedoni në kuadër të shqiptimit të sanksioneve penale vërehen anomali dhe mangësi të caktuara të cilat i vendosën qytetarët në pozitë jo të barabartë para ligjit.

Me ndryshimet jepet bazë juridike për sjelljen e Rregullores për matjen e dënimeve. Rregulloren duhet ta përpunojë gjykata, ndërsa ta sjellë kryetari i Gjykatës supreme të Maqedonisë, me pjesëmarrje dhe  me mendim më të sigurt nga Prokurori publik dhe nga Oda e avokatëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button