5 mëngjeset më të mira për të humbur peshë

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, i cili nuk duhet shmangur as nëse dëshironi të bini në peshë.

Por cila është mënyra më e mirë për të ngrënë mëngjes dhe për të humbur peshë? Më poshtë janë disa ide të cilat sjellin vakte të ushqyeshme, transmeton TCH.

Matematikë llogarish

Sipas nutricionistëve, mënyra më e mirë për të ngrënë mëngjes dhe për të humbur peshë është që të hani mes 300-400 kalorive. Gjysma e tyre duhet të jenë karbohidrate, rreth 15% proteina, dhe pjesa tjetër yndyrna të shëndetshme, fibra dhe sheqer.

Duket sikur janë shumë kur i llogarit në këtë mënyrë por ja disa sugjerime se çfarë të hani.

1. 45 gram qull i bërë nga tërsyhëra, me gjysëm qumësht dhe gjysëm qumësht soje pa sheqe, me boronica, një lugë gjelle arra të grira dhe shurup panje.

2. Dy vezë të fërguara, 65 gram spinaq, një lugë gjelle qepë të grira, gjysëm lugë gjelle vaj ulliri, dhe një fetë bukë integrale, e shoqëruar me 75 gram boronica apo manaferra.

3.   Dy lugë gjelle me gjalp kikiriku natyral, dhe një fetë bukë e thekur integrale, me një banane dhe pak kanellë.

Më shumë drithëra
Fatkeqësisht, kjo nuk do të thotë më shumë drithëra por ato në formën e kornfleiksit. Nisni të llogarisni masën kur shkoni në supermarket, pasi kërkimet kanë gjetur se njerëzit hanë më shumë drithëra kur përmasa e tyre është e vogël. Kjo ndodh ndoshta ngaqë nuk dimë të masim një racion.

Lëng me proteina
Një studim i fundit zbuloi se një mëngjes me proteina të larta të ndihmon të humbësh peshë. Një lëng me proteina është shumë efektive, sidomos tek pijet proteinike si qumështi apo kosi.

Hani ëmbëlsira
Duket e çuditshme por ja që ndodh. Një studim thotë se njerëzit që hanë ëmbëlsira në sasi të pakët, si çokollata, biskota apo edhe tortë në mëngjes, humbin më shumë peshë se ata që nuk i konsumojnë. Studimet thonë se kjo ndodh pasi shuhet dëshira për të ngrënë ushqime të pashëndetshme gjatë ditës.

Hani shumë mëngjes
Të hash sasinë më të madhe të ushqimit në mëngjes thuhet se është mënyra më e mirë për të humbur peshë. Një studim thotë se njerëzit që konsumojnë 1400 kalori në mëngjes humbin më shumë peshë se ata që konsumojnë vetëm gjysmën e këtyre kalorive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button