Krijohet grupi i Miqësisë “Friends of Albania” në Parlamentin Europian

Në Bruksel është krijuar grupi i Miqësisë “Friends Of Albania” në Parlamentin Europian, e organizuar nga zëvendëspresidenti i PE-së, David Sassoli.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati tha se ky grup do të shërbejë si urë miqësie mes PE-së dhe Shqipërisë, duke rritur mbështetjen për avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit në BE.

“Parlamenti Evropian ka qenë gjithnjë një mbështetës aktiv i përpjekjeve tona, dhe ne besojmë në ndihmën tuaj, që Bashkimi Evropian të vijojë të ketë në fokus rajonin tonë. Ne mbështesim një politikë të zgjerimit të drejtë, bazuar në meritat personale, por gjithashtu ka nevojë për një qasje rajonale të balancuar mbi zgjerimin”, tha Bushati, transmeton Koha.net

Europarlamentarët vlerësuan politikën konstruktive të Shqipërisë në rajon, angazhimin e Shqipërisë dhe progresin e qëndrueshëm në zbatimin e pesë prioriteteve kyçe për hapjen e bisedimeve për anëtarësim, duke rikonfirmuar mbështetjen e PE-së për rrugëtimin evropian të Shqipërisë.

Ata u ndalën në rezultatet pozitive që kjo praktikë ka prodhuar me vendet e tjera që tashmë janë anëtare të BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button