Naumov: Me ankandet e fundit borxhi u rrit për 12,7 milionë euro

Zëvendësministri plotësues i Financave, Kire Naumov sot akuzoi se me dy ankandet e fundit është rritur borxhi për 12,7 milionë euro të reja.

Ministri i Financave vetë e demantoi kumtesën e djeshme të Minsitrisë së Financave. Ministri i Financave me dy ankandet e fundit e rriti borxhin publik për 12.7 milionë euro të reja. Kiril Minoski gjatë shtatë ditëve të kaluara i futi në borxh qytetarët me nga 1.8 milionë euro në ditë, që është larg afrimit të neto borxhit drejt zeros në bazë javore, siç pohonte”, deklaroi Naumov.

Ky pushtet, shtoi Naumov, prapa vetes do të lërë pesë miliardë euro borxh në barrë të qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button