Është hapur gara e parë ndërkombëtare në gastronomi “Maqedonia 2016”

Mbi 100 kuzhinierë nga Bullgaria, Shqipëria, Serbia, Kroacia, Mali i Zi, BeH, Sllovenia, Italia, Rumania, Zvicra, Sllovakia dhe Suedia do të marrin pjesë në garën e parë ndërkombëtare në gastronomi “Maqedonia 2016”, që mbahet sot dhe nesër në Panairin e Shkupit.

“Maedonia 2016” e organizon Shoqata e kuzhinierëve “GASTRO MAK”. Garën e hapi kryetarja e kësaj Shoqate, Adrijana Allaçki, e cila theksoi se Maqedonia e ka pritur gjatë kohëç këtë ngjarje.

Jurinë internacionale e përbëjnë 15 anëtarë nga Serbia, Izraeli, Kroacia, Turqia, italia, Sllovenia, Shqipëria, Sllovakia, Rumania, Bullgaria… Kryetar i jurisë është Dejan Stankoviq nga Serbia, i cili shfaqi shpresë se gara do të shndërrohet në tradicionale. Ai gjyqtarëve u dëshiroi gjyqësi të drejtë ndërsa garuesve ushqim shumë cilësor dhe të shijshëm.

Të ndarë në kategori juniore dhe seniore, mjeshtrit e kuzhinës individualisht dhe në mënyrë ekipore do të garojnë në disa kategori për plasman sa më të mirë, hyrje në finale dhe fitim të kupës prestigjioze “Maqedonia 2016”.

Pjesa garuese do të realizohet sot dhe nesër, prej orës 8:00 deri në orën 20:00. Paralelisht, në dy ditët garuese në hallën 4 të Panairit të Shkupit do të zhvillohet edhe pjesë reviale me shumë punëtori dhe gatime drejtpërdrejtë nga shefa të njohur kuzhine.

Sipas organizuesve, për garën janë paraqitur edhe shumë nxënës dhe studentë nga shkollat hotelierike dhe fakultetet për turizëm dhe gastronomi në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button