Tifozët nuk e falin Icardin

Historia e mosmarrëveshjes mes Icardit dhe tifozëve ultras të Interit nuk ka përfunduar ende.

Fansat e zjarrtë të klubit zikaltër të njohur me emërtimin Curva Nord Inter duke theksuar edhe njëherë se nuk do ta falin kurrë argjentinasin, madje sipas tyre ai as nuk është dhe as nuk do të jetë më kapiteni i kësaj skuadre, transmeton KlanKosova.

Ja një pjesë e letrës së reagimit të tyre:

“Icardi as nuk është dhe as nuk do të jetë kapiteni ynë. Ne nuk bëjmë kthim pas. Duam të sqarojmë vendimin tonë, duke theksuar se episodi i tij është i një fëmijë që falsifikon gjithçka.

Icardi ka kërkuar falje, por ende vazhdon të mbështesë tezën e një frikacaku.Kapiteni i Interit duhet të jetë një simbol. të ketë përvojë, karizëm, përulësi, integritet dhe inteligjencë ashtu si Pichi-Fachetti-Mazzola-Bergomi-Zanetti, pothuajse janë antitezë e Icardit.

Ne nuk do të pranojmë deklaratën e klubit dhe do të kërkojmë që të arrijmë një marrëveshje. Ne do të ngrejmë zërin tonë duke filluar nga e enjtja sepse Interi ka nevojë për ne”, thuhet në njoftimin e tifozëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button