Neymar, deri më 2021 me Barcelonën

Barcelona, njoftoi se negociatat për zgjatjen e kontratës së futbollistit Neymar, të cilat vazhdojnë për një kohë të gjatë kanë përfunduar në mënyrë pozitive, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e publikuar nga klubi i Barcelonës, u njoftua se kontrata e Neymar-it do të zgjatet deri më 30 qershor 2021, ndërsa nënshkrimet zyrtare do të bëhen më 21 tetor të premten në selinë e klubit.

Kontrata e Neymar-it, i cili më 26 maj 2013 u transferua nga Santos në Barcelonë, në kushte normale do të përfundonte në qershor të vitit 2018. Për futbollistin 24 vjeçar pretendohej se ka marrë oferta transferimi nga shumë klube evropiane, duke përfshirë Paris Saint-Germain.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button