Në flakë zyra e republikanëve në Karolinën Veriore

Një shtab lokal parazgjedhor i Partisë Republikane në Hisbro, në Orinxh Kaunti në Karolinën Verior u dogj natën e kaluar.

Një shishe me lëng djegës është hedhur përmes dritares së ndërtesës, njoftuan autoritetet lokale.

Njëkohësisht dikush me sprej ka vizatuar svastikë në një ndërtesë, e cila i përket Partisë Republikane dhe ka shkruar: “Republikanë nazistë, lëshoni qytetet përndryshe keq u shkruhet”.

Koordinatori i republikanëve të këtij shteti federal Dallas Udhaus deklaroi se askush nuk ka pësuar, por se janë dërguar paralajmërime për rritjen e sigurisë në të gjitha zyrat partiake.

Kandidati i Republikanëve për president amerikan Donald Tramp, megjithatë e akuzoi rivalen e tij Hilari Klinton për djegien e zyrës në Karolinën Veriore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button