Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshura të përkohshme të shiut. Fillimisht të reshurat do të fillojnë në pjesët veriperëndimore të vendit, ndërsa gjatë ditës do të zgjerohen drejt lindjes. Më shumë të reshura do të ketë në orët e natës ndaj të hënës, veçanërisht në pjesët jugperëndimore ku do të ketë kushte për vetëtima të rralla. Do të fryjë erë e dobët der në mesatare nga drejtimi jugor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tre deri në 11, ndërsa e ditës prej 17 deri në 22 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme me shi të përkohshëm dhe erë të dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri tetë, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri 19 gradë.

Gjatë javës së ardhshme do të mbisundojë mot me vranësira të ndryshueshme me të reshura më të shpeshta të shiut, por me intesitet më të dobët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button