Lube Boshkovski do të bëjë koalicion me bllokun e djathtë

Partia “Të bashkuar për Maqedoninë” e mbajti Kuvendin e parë qendror pas daljes nga burgu të liderit të saj Lube Boshkovski. Në kuvend u shqyrtuan vendimet e 60 organizatave komunale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Sekretari i përgjithshëm i partisë Rade Millososki deklaroi se partia përkundër të gjitha trysnive i ka ruajtur të 60 organizatat komunale dhe paralajmëroi se beteja vazhdon aty ku mbeti para 5 viteve. Në bllokun e djathtë, në Koalicionin për ndryshim dhe drejtësi, bëjnë pjesë Lidhja Demokratike, DEMOS, FRODEM, ndërsa po negociohet me VMRO-Populloren dhe me partinë Dinjiteti. 

“Ende zhvillojmë bisedime intensive me partitë politike në të ashtuquajturin bllok të qendrës së djathtë, edhe pse ne si parti politike nuk pranojmë kurrfarë ndarjesh në blloqe, as ndarje në të djathtë dhe në të majtë. Nëse arrijmë marrëveshje dhe nëse plotësohen kushtet që ne qartë i shtrojmë për koalicion, atëherë në koalicion do të shkojmë me bllokun e djathtë”, shprehet Boshkovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button