Si të kujdeseni për bluzat e vjeshtës, disa këshilla të thjeshta

Stina e vjeshtës ka ardhur dhe të gjithë kemi filluar të nxjerrim pulovrat nga sirtarët. Por, nëse bëni gabime gjatë larjes, fibrat e leshta mund të dëmtohen seriozisht. Ndiqni këto hapa për t’i mbajtur trikot dhe pulovrat e punuara në formë gjatë gjithë dimrit.

Evitoni nxehtësinë
Të leshtat reagojnë keq ndaj nxehtësisë. Mbani mend këtë truk gjithmonë dhe të jeni të sigurt se pulovrat tuaja do qëndrojnë në gjendje të mirë. Mendoni se trikot delikate si kashmiri, etj. kanë nevojë për pastrim kimik?! Mendojeni edhe një herë 😉

Temperaturat e larta dhe kimikatet e shumta që përdoren për të pastruar këto materiale i dëmtojnë fibrat e leshta. Lajini në ujë të vakët, mundësisht larje me dorë, dhe asnjëherë mos përdorni makinën tharëse. Disa materiale të leshta, si p.sh. kashmiri, mund të kenë në simbolet e kujdesit në etiketa edhe larje me lavatriҫe. Në këtë rast, zgjidhni gjithmonë një proces të shkurtër larjeje, në temperaturë të ulët, me një detergjent delikat.

Tregohuni të kujdesshme
Lajini veҫ e veҫ rrobat e leshta dhe evitoni fërkimin e tyre, pasi kjo mund të shkaktojë pushëzim.

Lajeni copën me dorë për 2-3 minuta, nëse është pak e ndotur. Dhe për 5 minuta, nëse është pak më e pistë. Më pas, shpëlajeni në një tjetër legen, me ujë të pastër, në temperaturë pak a shumë të njëjtë.

Ruani formën
Evitoni shtrydhjen e rrobave të leshta kur janë të ende të njoma, sepse ekziston rreziku që të deformohen. Për të larguar ujin e tepërt, mblidheni në formë sferike pulovrën, por duke e mbajtur të lirshme dhe shtypeni lehtësisht me dorë. Më pas, hapeni mbi një peshqir të bardhë (të bardhë, në mënyrë që të mos transferohet ngjyra), dhe mbështillini të dyja bashkë, në mënyrë që të përthithet sa më shumë ujë. Nëse peshqiri i parë e ka pirë të gjithë ujin dhe e shihni të nevojshme përsëritjen e këtij veprimi, bëjeni me një peshqir të dytë të thatë e të pastër (gjithmonë i bardhë).

Thajini drejt
Tharja në pozicionin drejt, parandalon tendosjen dhe shformimin e materialit të leshtë, vetëm nëse doni ta ktheni pulovrën në një fustan.

Përdorni avull
Mbarojeni të gjithë procesin, duke mëshuar lehtë mbi rrobën e leshtë me një hekur në nxehtësi mesatare, të vakët ose vetëm me avull.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button