Lebron James më i votuari për All-Star Game

U mbyllën votimet për pesëshet e All-Star Game të New Orleans,edhe edhe këtë vit lojtari që morri më shumë preferencë është Lebron James i cili koleksionoi plot 1.416.419 vota. Janë katër basketbollistët që shkojnë për herë të parë në sfidën e yjeve të NBA si titullarë. Stephen Curry, Kevin Love , Paul George, e Kyrie Irving. Dy pesëshe të veçanta pa role qendrash të mirëfillta, pasi kartela e re e votimit parashikon një preferencë për tre basketbollistë të zonës së sulmit dhe dy të zonës së mbrojtjes.

Në këtë mënyrë qendra titullare e konferencës së Lindjes kthehet pikërisht Lebron james në një pesëshe bashkë me Kyrie Irving, Dwayne Wade, Paul George dhe Carmelo Anthony. Dwight Howard nuk ja del të bindë fansët dhe kështu as pesëshja e Konferencës së Perëndimit nuk prezanton një qendër roli të mirëfilltë.

Në mënyrë befasuese edhe verdikti për Chris Paul që i duhet të kënaqet më grumbullimin si rezervë pasi kishte deklaruar se donte të merrte pjesë me cdo kusht në All-Star Game, pavarësisht se kohët e rikuperimit për shkak të dëmtimit mund ti këshillojnë ta lërë sfidën e New Orleans.

Titullarët e Perëndimit në këtë mënyrë do të jenë Stephen Curry, Kobe Bryant, Kevin Durant, Kevin Love dhe Blake Griffin. Rezervat do të zgjidhen nga trajnerët e konferencave respektive që do të përzgjedhin dy mbrojtës 3 sulmues dhe dy lojtarë të tjerë Wild Card, pra pavarësisht nga roli që mbulojnë në fushë.

All Star Weekend2014 fillon më 14 Shkurt, ndërsa All Star Game mbahet më 17 Shkurt 2014 duke filluar nga ora 02:00 pas mesnate.

Lajme të ngjashme

Back to top button