Me paratë e popullit Qeveria reklamohet në Forbes

Nga kompania Forbes Custom e cila e përgatit marketingun special nga magazina Forbes, për Servisin për verifikimin e fakteve kanë vërtetuar se teksti për Maqedoninë i botuar në botimin e muajit dhjetor në magazinën prestigjioze ekonomike është raport promovues, ose reklamë, e paguar nga Qeveria e Maqedonisë dhe jo tekst gazetaresk siç është publikuar në disa media maqedonase.

Nga Forbes vërtetojnë se të gjitha të dhënat për tekstin janë marr nga qeveria.

„Informacionet dhe sponzorizimi për këtë raport promovues për Maqedoninë të botuar në magazinën Forbes janë marr nga qeveria në shtetin tuaj. Sic shkruan edhe në raport të gjitha informacionet janë marr nga këto burime”, thotë drejtori i Forbes Custom Gabriel Gutierez.

Nga Forbes nuk zbulojnë çmimin që është paguar për këtë promocion. Qeveria e Maqedonisë deri më tani ka heshtur dhe nuk është përgjigjur as në pyetjen nëse bëhet fjalë për reklamë.

Lexo më tepër në – Recension: Forbs: Maqedonia e shkëlqyeshme

Lajme të ngjashme

Back to top button