Njoftim për ndërhyrje komunikacioni në Maqedoni

Lidhja AutoMoto e Maqedonisë (LAMM) njofton se më 17 tetor, do të ketë ridrejtim të komunikacionit në rrugën Manastir – Demir Hisar – Kërçovë, për shkak të punimeve në rrugë.

Gjithashtu, LAMM bën të ditur se më 18 tetor, nga ora 21 e deri në ora 22, do të mbyllet përkohësisht tuneli në Demir Kapi, në rrugën A1, në pjesën rrugore Demir Kapi – Gjevgjeli, për të gjitha kategoritë e automjeteve.

Njiherit, LAMM udhëzon pjesëmarrësit në komunikacion që të jenë të vëmendshëm gjatë drejtimit të automjetit të tyre, të përshtatin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe të kenë kujdes gjatë lëvizjeve nëpër gryka mali.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button